
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 367 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.
Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 8271 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budini e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.
Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 5370 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja me 4667 vota.
Lista e PS
Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)
Milva Ekonomi (listë e mbyllur)
Loer Kume (listë e mbyllur)
Skënder Pashaj (listë e mbyllur)
Aurora Mara (listë e mbyllur)
1 Arkend Balla 13391
2 Ani Dyrmishi 8546
3 Etleva Budini 2451
Lista e PD
Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)
Artan Luku (listë e mbyllur)
Manjola Luku (listë e mbyllur)
Gent Strazimiri (listë e mbyllur)
Igli Cara (listë e mbyllur)
1 Arian Ndoja 6743
Top Channel