
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur në mbrëmje se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Njoftimi
Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.
Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera
Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:
KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.
Top Channel