Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha rreth dy orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve

14/05/2025 22:00

Teksa kryeministri Edi Rama po përgatitet për fjalimin e fitores, mbrëmjen e kësaj të mërkure kreu i PD Sali Berisha mblodhi në selinë blu drejtuesit e qarqeve.

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.

I pyetur se çfarë u thotë demokratëve që katër vite të tjera do të qëndrojnë në opozitë, Berisha tha se “zgjedhjet janë grabitur”.

Pas përfundimit të mbledhjes, demokratët thanë se do të bëjnë një analizë, por për vendime thanë se do të flasin në kohën e duhur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta