
Pasi fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke marrë 83 mandate, kryesocialisti Edi Rama ka falënderuar të gjithë shqiptarët.
Ai shprehet se s’po i gjen dot fjalët për fjalimin e tij i cili do të mbahet në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”.
“MIRËMËNGJES
dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Me mbi 272 mijë vota diferencë me partinë e dytë më të madhe në vend, Partia Socialiste arriti të triumfonte edhe në këto zgjedhje, duke marrë mandatin e katërt.
Ndërsa vijon numërimi i zarfeve të diasporës, PS ka siguruar deri më tani 83 mandate, kurse PD 50.
Top Channel