Numërimi në njësinë 5 në Tiranë po shkon drejt fundit.

Ndërkohë e gjitha palestra e shkollës ‘Vasil Shantos’ është shpërthen në të qeshura.

Një prej numëruesve Pejan Krasniqi sa herë dali vota për PD nuk thotë PD por Berisha.

E sa herë ka votë për PS lexon emrin e Erion Braçes i cili është ulur përballë në shkallën e katërt të palestrës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se në këtë njësi janë numëruar 79 kuti nga 96.

PS  ka marrë 15114 vota, ndërsa PD ka siguruar 8931 vota.

Mundësia e Agron Shehajt ka mbledhur 2297 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë  vetëm 1347.

Nisma Shqipëria Behet ka marrë 1137 vota, ndërsa PSD 614 vota.

E fundit renditet partia e Lulzim Bashës me 370 vota.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta