PD “fut ujë” edhe në listën e mbyllur, cilët janë 3 deputetët e sigurt që humbën mandatin
13/05/2025 20:36
Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve.
Kështu, sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në tre qarqe, Elbasan, Fier dhe Vlorë demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.
Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që u la jashtë Parlamentit.
E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate. Automatikisht Eduart Sharka ngeli jashtë Kuvendit.
Në Vlorë, PD humbi mandatin pasi ‘ia rrëmbeu’ Mundësia e Agron Shehajt. Pra PD ka vetëm 3 mandate në këtë qark, ku nga lista e mbyllur doli jashtë Atird Hoxha.
Top Channel