Numërohet kutia e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së
14/05/2025 18:11
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1281 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 28364 zarfe të diasporës nga 42384 në total.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson 207924 me vota, duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 150998 votat e marra deri tani kanë 13 mandate.
Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë, teksa ka grumbulluar 21682 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Top Channel