Kandidatët e listave të hapura në Korçë! Kush janë 3 deputetët e PS që futen në Kuvend, PD vetëm një ulës! Edmond Spaho nuk ia del

13/05/2025 22:30

Qarku i Korçës vijon nisur numërimin për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS ka arritur që të marrë 6 mandate, ndërsa PD 4.

Deri tani për kandidatët e listave të hapura janë numëruar 229 kuti nga 422 të tilla në total.

Në bazë të votave PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur, Ilirian Pendavinjin, Bledi Çomo dhe Besa Spaho.

Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Jorida Mazelliu, ndërsa nuk arrin të sigurojë mandatin e deputeti Edmond Spaho.

PS 3 mandate nga lista e hapur:

1          Ilirian Pendavinji     5416

2          Bledi çomo               5284

3          Besa Spaho              3834

PD 1 mandat nga lista e hapur:

1          Jorida Mazelliu       3711

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta