Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa bashki të qarkut të Gjirokastrës.

Libohova ka kryesuar me PS-në, e cila ka marrë 1231 vota, pasuar nga PD-ja me 768 vota dhe Shqipëria Bëhet me 105 vota.

Në Memaliaj po ashtu kanë kryesuar socialistët, me një diferencë të konsiderueshme votash. PS-ja ka marrë 3003 vota dhe PD 1444 vota.

PS-ja ka kryesuar edhe në Tepelenë me 3214 vota, ndërsa PD-ja ka marrë 1003 vota. Vendin e tretë dhe të katërt e zë Shqipëria Bëhet dhe PSD.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta