Përfundon numërimi në Vaun e Dejës/ As PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë, fitore e thellë për PSD-në
12/05/2025 17:39
Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti dhe çdo gjë është vendosur.
Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4698.
Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota.
Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.
Top Channel