Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se për momentin votat e diasporës për qarkun Korçë janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e PD nuk pranojnë që të nisin numërimin sepse kërkojnë veçimin e çotave nga Greqia.

Ai tha se do të presin dhe pak për zhbllokimin e procesit.

“Mesa duket mesazhet që përcollëm në përfundim të procesit të votimit nuk kanë rezonuar shumë mirë për të gjithë. Po e vlerësojmë këtë situatë. Kemi komunikuar me grupet e numërimit për ta zgjidhur këtë situatë sepse është në kompetencën e tyre.

Nëse nuk marrin vendim, këtë vendim e merr komisioni i administrimit të votave nga jashtë. Për qarkun e Korçës e kemi situatën e bllokuar, do të marrim një vendim në lidhje me këtë situatë shpejt. Nuk është mirë që përfaqësues politik angazhohen në procesin e numërimit. Ndërhyrjet në proces janë të papranueshme”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta