Pas tensioneve në Parkun Olimpik, KQZ merr vendim! Lë mënjanë votat e Greqisë dhe vijojnë numërimin për Korçën
12/05/2025 01:17
Pas ngërçit dhe bllokimit të numërimit të votave për Korçën, KQZ ka vendosur që të plotësojë kërkesën e PD dhe të lërë mënjanë numërimin për votat që kanë ardhur nga Greqia.
Sipas KQZ kjo është bërë për të zhbllokuar procesin dhe për të vijuar me numërimin, ndërsa do të merret vendim në një moment tjetër se çfarë do të ndodhë me votat që kanë mbërritur nga Greqia.
PD kërkoi që të numërohen votat për Korçën, por jo ato që kanë mbërritur nga Greqia, pasi sipas këtij kampi politik, ka pasur anomali dhe hedhin akuza për manipulim votash.
Top Channel