Numërohen 446/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat
13/05/2025 01:36
Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 446 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej.
Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar.
PS ka siguruar 52755 vota, ndërsa PD ka marrë 24000 vota.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate.
Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.
Top Channel