Numërohen 650/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! PD në luftë për çdo votë me Mundësinë e Shehajt për një mandat
12/05/2025 19:25
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 650 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 2946 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 29 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 75 mijë votat e marra deri tani kanë 14 mandate, por rrezikojnë të humbasin një mandat në favor të partisë Mundësia, të cilës i nevojiten 145 vota për t’ia marrë PD-së.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Top Channel