Në qarkun e Tiranës janë numëruar 426 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate.

PS-ja ka rreth 13 mijë vota më shumë se Partia Demokratike dhe koalicioni i saj duke i lënë këta të fundit me 14 mandate në Tiranë.

Sa i përket partive të vogla, forcë e tretë në kryeqytet është Mundësia e Agron Shehajt me 6488 vota dhe një mandat, ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

Nga përllogaritja e mandateve, rezulton se PD-ja e ka forcuar mandatin e saj të 14-të teksa Mundësisë tani i duhen 250 vota, nga 44 që i duheshin më parë që tia marrë një mandat më shumë demokratëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta