Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar në lidhje me vendimin për t’i lënë mënjanë votat e Greqisë.

Sipas tij, ende nuk është marrë një vendim në lidhje me to dhe gjithashtu shtoi se pas procesit të numërimit, do të diskutohen problematikat e hasura me votat e diasporës.

“Me siguri e kemi menduar dhe pa filluar procesi i numërimit dhe kemi konsideruar të gjitha elementet që lidhen me këtë proces, por pamë parësore sigurinë. Koha që të merr është trefish. Pas zgjedhjeve duhet të diskutojmë shumë çështje të procesit zgjedhor si brenda dhe jashtë vendit.

Ligjërisht është një rezultat. Besoj brenda kësaj jave do e kemi. Varet shumë nga mënyra se si partitë demokratike do të organizojnë njerëzit në këtë proces.

Nuk e di sepse është kompetencë e KAS. Vendimi që kam marrë si komsioner, nuk ka të bëjë me dominon apo jo votat nga Greqia. Ai ishte vendim që ka synuar të cenojë procesin.

Komente nuk do preferoja të bëja mbi veprimet e çdo politikani. Ne do vendosim me gjithë procesin e votave nga jashtë, përfshirë votat e Greqisë. Nuk ka një vendim që ka përjashtuar… Nuk ka një vendim në lidhje me votat e Greqisë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta