
SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje në lidhje me Krimet Zgjedhore të denoncuara para dhe gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Nga 39, 17 kallëzime janë dërguar për verifikim në polici, ndërsa për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.
“Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi”, theksohet në njoftimin e SPAK.
Top Channel