
Një person ka kallëzuar në polici se është kërcënuar për votën në Lushnjë.
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, mëson se kërcënimi për votën ka ndodhur në Facebook. Policia po e procedon penalisht në gjendje të lirë.
Personi që i ka kërkuar votën në tone kërcënuese, mban detyrën e nënkryetarit të PD-së në Lushnjë, në fshatin Bubullimë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje””, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
Top Channel