Inter, festa e titullit gjithnjë e më pranë; ja kur mund të jetë dita e madhe 18/04 10:33
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.
Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.
Ky i fundit ishte pjesëtar i stafit mjekësor të Vllaznisë, raporton gazetari i Top Channel Endi Tufa.

Top Channel