Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive.

Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve.

Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës.

Më parë sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi.

Debati degradoi në fyerje të rënda mes tyre.

ne perditesim…

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta