Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akreditimin e vëzhguesve të partive
11/05/2025 16:06
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive.
Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve.
Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës.
Më parë sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi.
Debati degradoi në fyerje të rënda mes tyre.
ne perditesim…
Top Channel