Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, policia ‘mbërthen’ zonën
11/05/2025 19:40
Situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet.
Sipas gazetarit Muhamet Veliut, Partia demokratike pretendon se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale dhe se aty janë shpërndarë para.
Ndërkohë socialisti Erion Braçe ka bërë me dije se kjo është një zyrë pune, ndërsa ai vijon të ndodhet brenda saj.
Sakaq, ka prezencë të lartë forcave të rendit, ndërsa deri nuk ka ende një deklaratë për incidentin në fjalë.
Top Channel