
Në IVEP Fushë Krujë votojnë 282 të burgosur dhe të paraburgosur. Në total në këtë burg janë 338 individë.
Pjesa që nuk voton përjashtohet për shkak të veprave penale për të cilët ata akuzohen.
Veprat penale që këta përjashtohen nga e drejta kushtetuese janë parashikuar në ligjin 138/2015.
Procesi i votimit në IVEP Fushë Krujë ka nisur në orën 08:55 minuta, ndërsa nuk ka patur problematika.
60 votues janë me vendim gjykate. Deri më tani kanë votuar 15 individë.
Nga ana tjetër, 22 të burgosur e paraburgosur si dhe një qytetar i lirë kanë kërkuar të drejtën e votës në Gjykatën e Durrësit.
Sipas burimeve nga Gjykata, 22 kërkesa janë paraqitur me objekt “Lejim votimi”, shumica prej tyre nga persona në vuajtje të dënimit, ose pritje të tij.
Mes aplikuesve është edhe një qytetar i lirë, por pjesa dërrmuese e kërkesave përfaqësohet nga institucionet e vuajtjes së dënimit: 14 të dënuar nga IEVP Durrës, 6 nga IEVP Rrogozhinë dhe 1 nga IEVP Kavajë kanë kërkuar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Gjykata ka pranuar 18 prej tyre, ndërsa 4 kërkesa janë rrëzuar. Vendimet janë marrë në bazë të dokumentacionit dhe rrethanave ligjore të secilit rast.
Ndërsa në Korçë nga 221 të burgosur, kanë votuar 153 prej tyre. Procesi ka vijuar pa probleme.
Top Channel