
Shqipëria voton këtë të diel Parlamentin e ardhshëm.
Top Channel do të jetë në raportim maratonë që prej orës 07:00 të mëngjesit.
Në ekranin e Top Channel do të ndiqni mbulimin televiziv më kapilar në historikun e maratonave zgjedhore në Shqipëri.
Për të sjellë tek ju leximin e çdo vote, që nga agimi i parë e deri tek numërimi i fundit.
Do të jemi Live nga çdo qendër votimi deri te analiza e thelluar, intervistat ekskluzive dhe debatet në studio. Me 35 grupe gazetarësh dhe operatorësh të vendosur kudo për të mbuluar çdo cep, çdo pyetje, çdo zë, në kohë reale.
5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.
Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.
Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike.
Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Diaspora ka votuar dhe përmes postës votat kanë mbërritur në vendin tonë dhe do të numërohen nga KQZ pas mbylljes së procesit të votimit në vend.
Top Channel