
E deleguara për votën e diasporës, Jozefina Topalli, u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë, teksa falenderoi edhe ata që ushtruan detyrë e tyre nga jashtë.
“Sot është një ditë e bukur, por më e bukur bëhet kur shqiptarët dalin dhe votojnë me dinjitet dhe zemër. Kanë mbetur edhe pak orë dhe fjala kyçe është votoni, votoni, votoni. Mos nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni një fuqi më të madhe nga sa e mendoni. Dyert e votimeve janë të vetmet që hapen një herë në katër vite, ju keni mundësi dhe ktheheni në promovues të një kthese të madhe historike.
Votoni sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por edhe përgjegjësi. Dua të falenderoj me mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë që jo vetëm janë regjistruar dhe kanë votuar, por me mijëra kanë ardhur jo vetëm për të sjellë një votë por për të sjellë një mesazh jo vetëm patriotizmi”, tha Topalli.
Top Channel