“Jam sot për të shprehur një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata qytetarë që deri tani kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi 18 vjeç. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufijshme për të gjithë shqiptarët që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracive dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, toka e deti e janë dyndur sot të votojnë.

Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment në të cilin ka nevojë shumë të madhe. Së fundmi thirrja imë është për çdo shqiptar, voto, vot0, voto, për fëmijët e tu, të ardhmen tënde, rrogat, biznesin pensionet…, është një votim më shumë se kurrë për interes më të rëndësishëm të qytetarit.

Çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar dhe kombëtar shumë serioz, secili që shkel ligjin në këtë proces do të bëhet përgjegjës. Sot sovrani jep një verdikt historik.

Unë them sot sovrani do të japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta, por cili është ai që nuk i bindet historisë, ora kështu është kjo”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta