
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë.
Ai tha se ka qenë një kërkesë e PD për të mos bërë publik në kohë reale.
“Në kushtet e një skepticizmi në lidhje me këtë proces kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesen për shpalljen e rezultatit teëvotimit të njësisë 10 dhe bashkisë Vorë pasi të ketë filluar tabulimi i rezultatit për qarkun e Tiranës, pra nesër rreth orës 8:00-9:00. Është kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit qëllimi i këtij projekti pilot lidhet me rikonfirmimin sipas vlerësim tim të integritet të përdorimit të kësaj pajisje”, tha ai.
Sa i përket procesit në tërësi Celibashi tha se procesi i votimit është mbyllur në të gjithë vendin.
“Po mbikëqyrim transportimin e fletëve të votimit. Pjesëmarrja 41.37% – e dhëna finale nuk do të bëjë ndryshim të madh në raport te %. Procesi ka shkuar mirë pavarësisht problematikave sporadike.
Problematika qe lidheshin me paraqitjen e komisionerëve në QV, operatorëve te PEI. Identifikimi elektronik ka shkuar mirë, 4 raste nuk shkuan operatorët. Kemi informuar prokurorinë e përgjithshme, 2 Tiranë, 1 Korçë, 1 Elbasan dhe 1 Tiranë.
Kalojmë në një fazë po kaq të rëndësishme dhe ajo që më së pari do të duhet të kemi vëmendje është qetësia që do të duhet të krijojnë.
Është e këshillueshme që, deklarimet për rezultatet që vijnë vetëm pas vlerësimit të fletëve të votimit janë pa asnjë lloj vlere dhe për kontributin e procesit. Duhet të kemi durimin të presin numërimin e votave.
KQZ nuk do të tolerojë asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit dhe vlerësimit të numërimit të votave”, tha ai.
Top Channel