Kryekomisioneri Celibashi voton në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”: Qytetarët që kanë fotografuar votën do të ndëshkohen
11/05/2025 14:18
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka votuar në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.
Ndërsa theksoi se kandidatët dhe votuesit kanë përgjegjësi në këtë proces, ai theksoi se të gjithë ata që kanë fotografuar votën e tyre do të ndëshkohen.
“Votuesit që kanë fotografuar votën e tyre do të ndëshkohen. Si votuesit dhe kandidatët kanë përgjegjësinë e tyre”, u shpreh Celibashi për mediat.
Top Channel