
Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot ka ndodhur një përplasje mes dy personash.
Nuk dihet ende se përse u përfshinë në sherr në perimetrin e QV, ndërsa më vonë kanë dalë në rrugë dhe janë dëgjuar krisma armësh.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.
Burime jo zyrtare i thanë gazetares së Top Channel Antela Lika se të përfshirë Kastriot Përdoda dhe Asti Lleshi.
Dyshohet se ky është një konflikt i vjetër mes dy shtetasve, të cilët janë përballur në QV.
” Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm. Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.
Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë. Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, sipas policisë.
Top Channel