
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji votoi sot në burgun e Fierit.
Ai u shpreh se do të ketë votë masive për Partinë Demokratike, teksa komentoi sërish vendimin për ta dënuar atë me burg.
-Sot votoni në kushte krejt ndryshe nga çfarë ishte menduar një vit më parë. Si është të votosh në burg?
Ervin Salianji: Është një ditë e rëndësishme për qytetarët. Besoj se do të ketë një votë masive për PD. Nëse në BE ka demokraci, në Shqipëri sundon autokracia e Edi Ramës.
Nuk e kam menduar asnjëherë në jetë. Në përgjithësi unë i jam nënshtruar rregullave dhe ligjit, si edhe në rastin për të cilin jam dënuar. Kam bërë një shërbim publik duke denoncuar një trafikant droge, i cili ditën e denoncimit tim shkoi dhe u dorëzua te autoritetet italiane, pavarësisht se ishte dënuar me 7 vite e dy muaj burg, ai jetonte në Shqipëri.
Është një çmenduri në të cilën Shqipëria e Edi Ramës funksionon, është një hakmarrje personale e drejtësisë dhe është një privim i të gjithë aktivitetit tim politik për shkak se jo vetëm në debate publike, jo vetëm në zonat ku kam qenë, por edhe në zonën ku do isha do ta mundja Edi Ramën.
Shqetësimi i tij për shkak të pakënaqësisë popullore dhe për shkak të gjithë keqqeverisjes në këto vite, prodhoi këtë rezultat ku unë jam në burg. I privuar nga liritë, i privuar nga të drejtat, por me një medalje ku një autokrat ka vendosur të përzgjedhë një njeri që nuk ka pasur kurrë pushtet për të bërë asnjë krim, për ta izoluar për shkak se shqetësohet.
Top Channel