Florenc Çapja i kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën
11/05/2025 15:58
Sa i takon kërkesës që ishte bërë në Gjykatën e Tiranës nga Florenc Çapja për t’i dhënë leje për të votuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e kërkesës.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, duke qenë se ka dënim të përjetshëm.
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara.
Të gatshëm për të pritur këto kërkesa kanë qenë gjithë gjyqtarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me përjashtim të gjyqtarëve me raport mjekësor dhe atyre që janë me leje të miratuar paraprakisht nga Kryetari.
Top Channel