Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, më pak se dy për pasi procesi i votimit u mbyll.

Gjatë fjalës së tij ai tha se orët e Edi Ramës janë drejt fundit.

Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë kanë një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtet. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës, e Troplinit kanë dhënë shumë drejt KZAZ-ve me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por këta janë aktiv. Janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera, Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve.

Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund të numërohet nën presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale. Besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti, lidhur me një exit-poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm… Baton Stanisiçi, është gënjeshtari iu gatshëm, që s’bëri asgjë tjetër veç se pa bërë asnjë exit-poll konvertoi në poll memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës që me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e tij të fundit në pushtet”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta