“Tavani” step huamarrjen! Kreditë për shtëpi, ekspertët analizojnë vendimin e Bankës së Shqipërisë: Ja ndikimi që do të ketë

10/05/2025 15:30

Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua.

Por vendosja e një tavani për këtë sektor nga ana e Bankës së Shqipërisë, mund të sjellë një stepje të individëve për të marrë hua sipas ekspertëve të tregut.

“Të gjithë blerësit e rinj për apartamentin e parë priren që të marrin 100% të kredisë. Besoj që në aspektin psikologjik kjo do i step në vendimmarrje do vazhdojnë të qëndrojnë në pozicion pritës dhe për arsye të analizës financiare që bën banka. Besoj që 85% është vlerë e arsyeshme për një qytetar që do blejë pronë”, Skënder Tare-ekspert i pasurive të paluajtshme.

Në  2024 vrulli në blerjen e pronave vijoi, ndërsa në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.

“Ndoshta në 2025 ka pasur një rënie të interesit sepse qytetarët priren të presin ndryshime apo reflektime me qeverinë e re por dhe procesin e rivlerësimit”, tha ai.

Por si e shohin ekspertët paralajmërimin e FMN për një kujdes në sektorin e kredive për prona.

“Gjithë ky treg shitet nëpërmjet kreditimit nuk e shoh si problem por si avantazh sepse është një formalizim ekonomie dhe qarkullim më i mirë dhe stabilizim çmimesh”, deklaroi Tare.

Jo vetëm në lekë por edhe në valutë është vendosur një tavan për ata individë që do të blejnë banesa me kredi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta