Partia Socialiste, me firmën e Bledi Çuçit, i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e Vlorës, deri në orën 22:00.  

PS e bazon këtë kërkesë në argumentin se ditën e nesërme, kur do të mbahen votimet, në Vlorë do të organizohet aktiviteti sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”, e si pasojë bllokimi i akseve kryesore për më shumë se katër orë, do të ndikojë në aksesueshmërinë e 55 qendrave të votimit.

“Bashkia e Vlorës na ka vendosur në dispozicion një listë të detajuar të akseve rrugore që do të bllokohen dhe qendrave të votimit të cilat do të afektohen nga ky bllokim, të cilën mund ta gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese.

Bazuar në këtë informacion dhe duke vlerësuar se lëvizja e qytetarëve drejt këtyre qendrave mund të jetë e vështirësuar apo e pamundur për një pjesë të ditës, kërkojmë që për të gjitha këto qendra të shtyhet orari i votimit deri në orën 22:00.

Vlerësojmë se kjo shtyrje e orarit është e domosdoshme për të garantuar ushtrimin e së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të siguruar një proces zgjedhor të papenguar, ku çdo qytetar të ketë mundësi për të ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur”, thekson PS.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta