
Beteja e radhës epike e MonsterVerse po afron, pasi Warner Bros dhe Legendary kanë njoftuar zyrtarisht se titulli i filmit të ri është ” Godzilla x Kong: Supernova”.
Filmi do të dalë në kinema më 26 mars 2027. Madje u publikua edhe një video paralajmëruese, duke shënuar fillimin e xhirimeve për filmin e gjashtë të serisë, i cili filloi në vitin 2014 me “Godzilla” dhe së fundmi pati sukses me “Godzilla x Kong: The New Empire”.
Filmi është drejtuar nga Grant Sputore dhe skenari është shkruar nga David Callaham dhe Michael Lloyd Green. Në film luajnë Caitlin Deaver, Dan Stevens, Jack O’Connell, Matthew Modine, Delroy Lindo, Alicia Debnam-Carey dhe Sam Neill.
Komploti i filmit të ri mbetet kryesisht i panjohur për momentin. Megjithatë, është njoftuar se do të shtohen disa personazhe të rinj njerëzorë. Godzilla dhe Kongu do të thirren të bashkojnë forcat përsëri kundër një kërcënimi që mund të nënkuptojë fundin e botës. Prodhimi është nënshkruar nga Mary Parent dhe Thomas Tall.
“Godzilla x Kong: Perandoria e Re , me regji nga Adam Wingard, arkëtoi mbi 570 milionë dollarë në të gjithë botën.
Top Channel