Dita e drejtësisë! Gjyqtarët e prokurorët bashkëbisedojnë me të rinjtë dhe studentët

10/05/2025 15:36

Këta fëmijë që po kalojnë pragun e Gjykatës së Tiranës janë nxënësit e shkollës “Fan Noli”.

Pak muaj më parë ata u tronditën ku një bashkëmoshatar vrau me thikë shokun e tyre pas një sherri banal.

Sot në Ditën e Drejtësisë ata së bashku me nxënës nga shkolla “Jeronim Derada” dhe student të juridikut patën mundësin për të bashkëbiseduar me magjistratë, gjyqtarë dhe prokurorë ku theksi u vu tek parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale të cilat mund të nisin edhe thjesht nga një fjalë e pamenduar.

Ky aktivitet kishte si synim edhe ndërtimin e urave të reja të komunikimit mes sistemit të drejtësisë dhe të rinjve me qëllim edukimin e tyre ligjor dhe qytetar.

Gjyqtarja e seksionit për të mitur, Migena Laska çelësin e një të ardhme të shëndetshme për të miturit e sheh tek familja dhe tek edukimi.

Përveç njohurive të ligjit në sallën e gjyqit nxënësve iu shfaqën disa sekuenca nga seriali “Adoleshenc” që shërbeu si ilustrim për sfidat që ata hasin sot në një botë të mbushur me ndikime virtuale dhe presione sociale.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta