
17 vite burg kërkon SPAK për Islam Sefën, i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në përfundim, me gjykim të shkurtuar, prokuroria kërkon 11.4 vite burg.
Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 milionë eurove.
“Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 euro” informoi sot SPAK.
Islam Sefa ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua disa muaj më parë, shumë pak metra larg SPAK.
Sefa u pikas nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.
Top Channel