Traktati Francë-Poloni, reagon Macron: Hap i ri për sigurinë dhe teknologjinë në Europë

09/05/2025 17:42

Në një konferencë për shtyp të mbajtur së fundmi, presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi rëndësinë e traktatit të ri të nënshkruar midis Francës dhe Polonisë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Macron filloi duke folur për historinë e marrëdhënieve franko-polake, duke falënderuar ekipet që punuan për hartimin e traktatit dhe duke u shprehur se ky marrëveshje e re shënon një moment historik në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve.

Ai theksoi se marrëveshjet e sigurisë dhe mbrojtjes të përfshira në traktat nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë NATO-n apo Bashkimin Evropian, por përforcojnë dhe operativizojnë bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe.

Në lidhje me situatën ndërkombëtare, Macron nënvizoi nevojën për një Evropë të bashkuar, të fortë, sovrane dhe konkurruese, duke shtuar se Polonia dhe Franca ndajnë një “bindje të qartë dhe të fortë” për këtë qëllim.

Ai foli gjithashtu për përgjegjësinë që kanë këto shtete për të garantuar paqen në Evropë, veçanërisht pas agresionit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në fushën e industrisë dhe inovacionit, Macron theksoi disa nga sektorët më të rëndësishëm për bashkëpunim, si teknologjitë në zhvillim, inteligjencën artificiale, bioteknologjitë kuantike dhe energjia. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike si një prioritet strategjik për të dy vendet.

Në përmbyllje, presidenti francez theksoi se ky traktat është një hap drejt një “faqe të re” në marrëdhëniet franko-polakë dhe ka një bazë solide solidariteti “të pakthyeshëm” midis dy vendeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta