
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit.
Këtë konflikt mes dy fuqive bërthamore Vance e konsideron “jashtë interesit të SHBA”.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha se SHBA do të përpiqet të nxisë uljen e tensioneve, por nuk ka fuqinë të detyrojë asnjërën palë të ndalojë luftimet.
“Ne mund të përpiqemi t’i inkurajojmë të ulin tensionet, por nuk do të përfshihemi në një luftë që nuk ka lidhje me ne dhe që nuk mund ta kontrollojmë,” u shpreh Vance.
Ai shtoi se shpresa e administratës është që përplasjet të mos përshkallëzohen në një luftë rajonale apo, edhe më keq, në një konflikt bërthamor. Këto deklarata janë në linjë me politikën e jashtme të presidentit Donald Trump, “America First”, që synon të zvogëlojë rolin e SHBA-së si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari i shtetit, Marco Rubio, ka biseduar me liderët e të dy vendeve, duke kërkuar “çarmatimin e menjëhershëm të situatës”.
Top Channel