Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS, Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja Linda
09/05/2025 19:29
Takimi përmbyllës i fushatës së PS në Tiranë ka nisur.
Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.
Socialistët dhe qytetarët ia kanë nisur valles në Parkun Olimpik, aty ku po zhvillohet edhe takimi i ditës së fundit të fushatës.
Të tjerë janë veshur me kostume popullore tradicionale dhe mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, PS-së dhe të BE-së.
Disa orë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, ndërsa partitë organizuan takime në të gjitha qytetet shqiptare të vendit në një muaj fushatë.
Krerët e dy partive të mëdha, Edi Rama e Sali Berisha apo dhe ata të partive të vogla prezantuan programet me të cilat kandidojnë në këto zgjedhje, ndërsa nuk i kursyen sulmet ndaj njëri-tjetrit.
Top Channel