Kardinali i Nju Jorkut: Papa i ri do të përpiqet të ‘ndërtojë ura’ me presidentin Trump

09/05/2025 18:10

Papa i ri, Leoni XIV, do të kërkojë të ndërtojë ura me të gjithë udhëheqësit botërorë, përfshirë Donald Trump, tha kardinali i Nju Jorkut.

“A do të dëshirojë ai të ndërtojë ura me Donald Trump? Mendoj se po, por ai do të dëshirojë të ndërtojë ura me udhëheqësin e çdo kombi”, tha Timothy Dolan.

Papa Leoni është papa i parë amerikan dhe pas zgjedhjes së tij, Trump postoi në platformën e tij Truth Social ku shkroi se është një “Nder i madh” për SHBA-në që të ketë një burrë të lindur në Çikago si kreun e Kishës Katolike.

Kritika ndaj administratës Trump

Në të kaluarën, një llogari në mediat sociale që mbante emrin e Papa Leonit përpara se ai të bëhej papë, ndau postime që ishin kritike ndaj administratës Trump.

Ai ndau një artikull opinioni në shkurt, i cili kritikonte zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance për bindjet e tij rreth disa aspekteve të mësimdhënies së krishterë.

Papa i ri ka të ngjarë të sfidojë presidentin e SHBA-së

Një teologe britanike mendon që 69-vjeçari do të shmangë përballjen, ndërsa do të sfidojë edhe administratën amerikane.

“Mendoj se ai mund të ketë këtë mënyrë të të qenit një prani mjaft çarmatosëse. Ai është i butë, është i menduar. Ai ka pothuajse të gjitha karakteristikat e kundërta me Trumpin”, tha profesoresha Anna Rowlands.

E pyetur se si mund t’i qasej një takimi me Trumpin, Rowlands tha: “Nuk ka gjasa të jetë konfrontues, mendoj, për shkak të natyrës së tij, megjithatë mendoj se përmbajtja e asaj që ai thotë do të jetë mjaft sfiduese.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta