“Jemi drejt ngjitjes në Evropën e Bashkuar”, Rama: Kur ju më zgjodhët për të udhëhequr, ajo majë ishte e paarritshme për shqiptarët

09/05/2025 20:41

Kreu i socialistëve, Edi Rama, u shpreh se Shqipëria është drejt majës së rrugëtimit për anëtarësimin në BE.

Ai u shpreh se e kanë ngritur Shqipërinë nga gërmadhat, teksa shtoi se nuk ka qenë rastësi arritjet e ndodhura në rrugëtimin e Shqipërisë, në plotësimin e procedurave të anëtarësimit në BE.

Rama: Shqipërinë e ngritëm nga gërmadhat, jo thjesht në takimin përmbyllës por në kulmin e një tjetër rrugëtimi ngjitjeje lart drejt majës së Shqipërisë në Evropën e bashkuar, nuk besoj tek rastësitë, s’ka rastësi që sot jemi këtu në 9 maj në ditë e Evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, për të firmosur aty me njëri tjetrin marrëveshjen e madhe për Shqipërinë në BE. Kur ju më zgjodhët për të udhëhequr ajo majë ishte e paarritshme për shqiptarët ndërkohë që ne ishim të shembur përtokë, ëndrra jonë nisi nga një mjegull e një disfate të rëndë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta