Dy aksidente në pak orë në Fier, lëndohet një person, transportohet në spital
09/05/2025 19:43
Dy aksidente kanë ndodhur në Fier pasditen e sotme.
Tre automjete janë përplasur në qendër qytetit ndërsa si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë ka mbetur një i lënduar i cili është transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel