
08/05 17:13
Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulme me bombë gjatë natës, pasi hyri në fuqi një armëpushim i shpallur në mënyrë të njëanshme nga presidenti rus, Vladimir Putin.
“Aviacioni taktik armik hodhi bomba të drejtuara në rajonin e Sumy-t”, thanë Forcat Ajrore Ukrainase.
Në një mesazh të bërë publik më vonë, i njëjti burim sqaroi, se nga mesnata e së mërkurës deri sot në orën 08:00 të mëngjesit, “nuk u regjistrua asnjë goditje me raketa ose përdorim i dronëve sulmues në hapësirën ajrore ukrainase”.
Top Channel