
Edhe pse ndoqi protokollet mjekësore duke kryer analizat e nevojshme më parë se të planifikonte shtatzëninë kjo nënë fajëson për neglizhencë mjekun që sot ka një vajzë 9 vjeç me talasemi.
Të dy prindërit e saj kanë qenë bartës talasemisë.
Lindja e një fëmijë me talasemi mund të parandalohet dhe mjekët thonë se falë protokollove është ulur numri i fëmijëve që lindin me këtë patologji.
“Është ulur numri i fëmijëve që lindin me talasemi. Dy vitet e fundit pothuajse nuk kemi pasur”-shprehet Manika Kreka, mjeke në QSUT.
Në ditën ndërkombëtare të Talasemisë mjekët bëjnë apel të dhurohet sa më shumë gjak pasi është jetikë për këta fëmijë.
Janë rreth 350 persona me talasemi që trajtohen me transfuzion gjaku dhe medikamnete në QSUT ndërkohë që ka të tjerë të cikët trajtohen jashtë Shqipërisë.
Top Channel