“Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri”, Dom Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Katolike
08/05/2025 19:32
President i KISH-it, Dom Gjergj Meta, uroi Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike.
“Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.
Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.
Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri“, shkruan Dom Gjergj Meta.
Top Channel