
Policia e Nju Jorkut ka arrestuar mbi 70 protestues pro-Palestinezë, të cilët ‘pushtuan’ bibliotekën kryesore të Universitetit Kolumbias të mërkurën.
Dy oficerë sigurie u plagosën kur protestuesit hynë me forcë në bibliotekën Butler. Aktivistët, shumica me shami arabe dhe maska, sfiduan ndalimin të vendosur nga administrata Trump pas protestave të mëparshme në kampus.
Në një postim në rrjetet sociale, protestuesit akuzuan universitetin për “represion të dhunshëm” dhe refuzuan të tregojnë ID-të përpara policisë dhe oficerëve të sigurisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se statuset e vizave për të arrestuarit do të rishikoheshin.
Ky është rasti i parë që universiteti ka kërkuar ndihmën e policisë për një protestë në kampus që nga prilli 2024. Protestuesit vandalizuan raftet e librave duke shkruar “Liri për Palestinën”, ndërsa një video tregon oficerët që bllokojnë daljen dhe kërkojnë ID-të e universitetit për të shmangur arrestimin.
Ky incident vjen pas një periudhe tensioni mes administratës Trump dhe universiteteve të SHBA-së, për shkak të kritikave për antisemitizëm në kampus. Trump ka kërcënuar se mund të ndalojë financimin federal për Columbia dhe universitete të tjera që nuk luftojnë antisemitizmin.
Top Channel