
Liam Payne, ish-anëtari i grupit të njohur One Direction, i cili humbi jetën tragjikisht pas një rënieje fatale nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires më 16 tetor 2023, nuk kishte lënë një testament.
Sipas raportimeve të Daily Mail, pasuria e tij, e vlerësuar në rreth 24 milionë paund, do të kalojë tërësisht në pronësi të djalit të tij tetëvjeçar, Bear.
Pasuria e grumbulluar nga ylli britanik gjatë viteve të tij në skenë do të vendoset në një fond besimi, i cili do të menaxhohet nga Cheryl Tweedy, ish-partnerja e Payne dhe nëna e Bear-it.
Burime pranë këngëtares kanë deklaruar se ajo “gjithmonë do të bëjë gjënë e duhur për djalin e saj”, duke lënë të kuptohet se fondi është një mënyrë për të siguruar të ardhmen e fëmijës.
Payne, i cili kishte luftuar me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, la pas një pasuri fillestare prej 29 milionë paundësh, por kjo shifër u ul në 24 milionë pas shlyerjes së borxheve dhe shpenzimeve.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se, si një prind i pamartuar dhe pa testament, pasuria ndahet automatikisht mes fëmijëve, por në rastin e Payne, djali i tij i vetëm është trashëgimtari i vetëm ligjor.
Ndërkohë, Kate Cassidy, e dashura e Liamit në momentin e vdekjes, nuk do të përfitojë asgjë nga pasuria, pavarësisht planeve të tyre të përfolura për martesë.
Një burim i afërt me këngëtarin tha për Mail: “Është një ngushëllim i vogël të dish se Bear nuk do të ketë kurrë nevojë për asgjë. Liam e adhuronte absolutisht djalin e tij dhe gjithmonë donte ta siguronte financiarisht.”
Top Channel