
Qasja në llogarinë e Facebook-ut të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, një prej kundërshtarëve kryesorë politikë të Presidentit Tayyip Erdogan, është bllokuar në Turqi pas një kërkese ligjore, thuhet në një njoftim të publikuar sot në rrjetet sociale.
Policia arrestoi Ekrem Imamoglun më 19 mars, çka shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në një dekadë. Ai u burgos katër ditë më vonë, në pritje të gjyqit për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon kategorikisht. Partitë opozitare e kanë cilësuar arrestimin e tij si një akt politik dhe antidemokratik.
Llogaria e Imamoglu në platformën X ka pothuajse 10 milionë ndjekës.
Avokati i njohur turk, Gonenç Gürkaynak, deklaroi nëpërmjet platformës X se, me kërkesë të saj, ai ka paraqitur kundërshtimet ligjore ndaj vendimit të gjykatës për të bllokuar aksesin në llogari.
Detajet e vendimit gjyqësor ende nuk janë bërë publike.
Sipas sondazheve të fundit, mbështetja për Imamoglun është rritur që pas arrestimit, duke tejkaluar atë për Erdoganin dhe duke përforcuar pikëpamjen se ai do të jetë rivali kryesor i presidentit në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, të cilat pritet të mbahen jo më herët se viti 2028.
Top Channel