Fushata elektorale është përqendruar edhe në hapësirën online, nga ku kanë spikatur figura të reja në politikë. 

Fushatë e cila për disa ka qenë edhe e kushtueshme, me shpenzime personale deri në 500 dollarë për një post.

“Gjatë kësaj fushatë kemi parë personazhe që nuk i njihnim më parë, që nuk vinin falë kontributeve apo si figura me kontribut publik. Por na shfaqen si personazhe humori në rrjete sociale e përpiqen të argëtojnë përdoruesit online”-shprehet pedagog Erlis Çela.

Kush e kush tërheq vëmendjen më shumë për të përftuar më shumë audiencë në rrjete sociale me besimin se përdoruesit e platformave digjitale do të jenë votuesit e tyre në 11 maj.

 “Fushata e PS në Fier është përqendruar te një personazh e cila është përpjekur të  ndërtojë një mesazh duke tallur kundërshtarin, pra zotin Bardhi… e kam fjalën për të famshmen Zegjine! Nga ana tjetër kemi përpjekje të personazheve të reja që janë future rishtaz në politikë siç është rasti i Andi Mustafaraj i PD, që i përshtatet platformave të rrjeteve sociale, kryesisht përdoruesve të rinj të saj me një komunikim të shpejtë me disa mesazhe në disa sekonda“-shton Çela.

Por ekspertët e komunikimit vlerësojnë se kryesisht qasja e kandidatëve për deputetë virtualisht, ka zhbërë seriozitetin e një fushate elektorale.

“Janë taktika që kanë qëllim në vetvete tërheqjen e vëmendjes. Pra nuk kemi një përkushtim ndaj asaj që thuhet apo propozimeve të partive politike. Për kandidatët ka qënë i justifikueshëm çdo lloj mjeti. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me gjuhë urrejtje apo me një komunikim deri diku banal ose pa një nivel të caktuar etik“.

Por krijimtaria e fushatës nuk është realizuar vetëm me mendjen e kandidatëve, por pranohet se në ndihmë u ka ardhur edhe teknologjia.

“Mesazhe të prodhuara nga inteligjenca artificiale kanë qenë prezente gjatë fushatës”. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta